Subscribe

Nga ana e familjarëve të viktimave nga Gjilani ka pretendime për mjekim të gabuar. Djali i Afrim Halitit, që humbi jetën tragjikisht në Gjirin e Lalzit pasi konsumoi kërpudha, para mediave, deklaroi se mjekët i kanë trajtuar vetëm me serum dhe pastaj i kanë dërguar në shtëpi, edhe pse ishin në gjendje të rëndë.

 

“Diçka që është e papranueshme për ne është shërbimi jo i duhur nga qendra shëndetësore e Manzës. Trajtimi me ilaçe i disa të helmuarve nuk është i përshtatshëm. Pa asnjë analizë të lirosh pacientin në atë lloj gjendjeje, më duket e papërshtatshme për çdo mjek që e quan veten mjek. Kur kemi folur me babanë na ka thënë se ishin në spital, u kanë dhënë vetëm një serum dhe i kanë lënë në shtëpi me barna. Gjendja ka qenë pak e rëndë. Çdo njeri që ka mundur të shohë gjendjen e tyre, edhe pa qenë mjek e kuptonte që diçka nuk ishte në rregull. Mendimi im është se nuk lirohet pacienti në atë gjendje. Sikur të ishte vetëm një “OK”, por tre pacientë me simptoma të njëjta, kjo është e papranueshme.”

 

Sipas tij, kjo nuk ishte hera e parë që ata mblidhnin kërpudha dhe shtoi se e ëma i njihte mirë ato.

 

“Ata mbledhin kërpudha gjatë gjithë kohës. Babi ka dalë se ka pasur dëshirë me ecur nëpër male. Mami i ka njohur shumë mirë kërpudhat se është rritur në fshat.”

 

Afrim, Elfete e Ferzinaze Haliti humbën jetën tragjikisht në orët e mbrëmjes të së shtunës. Ata ishin helmuar pasi kishin konsumuar kërpudhat e mbledhura në Gjirin e Lalzit, ku kishin shkuar për pushime. Familja nga Gjilani ishte paraqitur në qendrën shëndetësore të Manzës pasi kishin përjetuar gjashtë orë dhimbje të forta barku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *