Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi nga qelia i është drejtuar Apelit të Posaçëm ku ka kërkuar që t’i lirohen pronat e sekuestruara.

 

Ishin avokatët e tij që dorëzuan ankimimin në Apel ku kërkuan të rrëzojnë vendimin e Shkallës së Parë që më herët sekuestroi 25 pasuri të Argita dhe Jamarbër Malltezit.

 

Në mesin e pasurive ka apartamente, një vilë, aksione në disa biznese, llogari bankare etj. Sipas palës mbrojtëse, pasuritë janë vendosur me burime të ligjshme, ndërsa SPAK dyshon se disa prej tyre janë vendosur nga skemat korruptive të privatizimit të kompleksit Partizani.

 

Malltezi ndodhet në qeli i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *