E hënë, 5 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Maliq/ Sherr mes 2 familjeve në qendër të fshatit, plagoset me gërshërë i riu

Një sherr masiv është shënuar mbrëmjen e kësaj të premteje në fshatin Rembec te Bashkise Maliq.

Burime te siguruara thane se dy vëllezer Juljan dhe Sotiraq Tore, jane konfliktuar ne qender te fshatit me Arsen (Artan) Arapi dhe te birin e tij  Romario Arapi. Te njejtat burime thane se ky i fundit ka goditur me mjet preres gershere Julian Toren, duke i shkaktuar plage trupore.

Reklamë

Mesohet se policia ka derguar ne spital njerin nga vellezerit e plagosur, ndersa tjetrin dhe nje person tjeter ne komisariat ku po merren ne pyetje per ngjarjen.

Nga ana tjeter policia eshte ne kerkim te Arsen Arapi dhe djalit te tij si te akuzuar per ngjarjen ku mbeti nje i plagosur. Policia vazhdon te jete ne fshatin Rembec ku ka marre ne pyetje disa persona lidhur me sherrin masiv ndodhur ne qender te fshatit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë