E martë, 24 Nëntor 2026 Parajsa deri në 00:45 Në vijim ora 00:45: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Maliq/ Gjendet e vdekur e moshuara në banesë, dyshohet se ka ndërruar jetë dy javë më parë

Në bllokun nr. 2 të qytetit të Maliqit, një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj. Fqinjët njoftuan policinë pasi prej disa kohësh nuk e kishin parë dhe nuk merrnin përgjigje nga ajo.

Shërbimi zjarrfikës i bashkisë Maliq ka hapur derën e banesës, ku u konstatuan kushtet e viktimës.

Mendohet se e moshuara ka ndërruar jetë të paktën dy javë më parë. Policia po heton për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë