E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Mali i Zi, arrestime për spiunazh/ Të dyshuarit akuzohen për lidhje me shërbimet ruse

Dhjetëra persona, përfshirë dhe ish-zëdhënësin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Radomir Sekuloviç, janë arrestuar në Mal të Zi, pasi dyshohet se punonin për llogari të shërbimit informativ rus.

 

Mediat malazeze bëjnë me dije se të arrestuarit janë punojnës të administratës si dhe disa shtetas rusë, ndërkohë që të tjerë persona janë në kërkim.

 

Ky është një ndër operacionet më të mëdha anti-spiunazh që zhvillohet në Mal të Zi dhe ai vjen vetëm pak kohë, pasi vendi fqinj u godit nga një sulm kibernetik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë