Ish-ministri i Financave, Arben Malaj tha në E-zonë se nuk e sheh si një sukses të qeverisë marrjen e eurobondit. Sipas tij tregjet e kapitaleve prej kohësh janë në norma të ulta interesi. 

“Marrja e një borxhi të ri nuk mund të shërbejë asnjëherë si një ndjenjë vetëkënaqësie sepse në fund të fundit ai është një detyrim që duhet paguar.”

Sipas tij, këto norma interesi që prezantohen si sukses, rezulton se janë dy deri  në 3 herë më të larta se sa kostoja mesatare e marrjes së borxhit në vendet e rajonit.

“Qeveritë që marrin borxhe këshillohen që të mos përfitojnë nga fakti që kostoja është e ulët, por duhet të marrin borxh që përdoret në mënyrë të mençur, në mënyrë efikase, që rrit të ardhurat, që rrit produktivitetin. Nëse borxhi merret për PPP preferenciale, atëherë ai do të bëhet një barrë më e rëndë për të ardhmen.”

Por kush është riksu i këtij borxhi të shtuar?

Ne hymë në këtë krizë të pandemisë me një borxh të lartë dhe me një rënie ekonomike. Ne do të përballemi në vitin 2020 me një rënie që është minus 5%, por nëse ndodh ajo që parashikohet nga Kryeministri, një mbyllje e dytë e ekonomisë, ajo mund të shkojë edhe në minus 9%, siç është parashikuar nga BERZH. Kështu që ne ndodhemi në një situatë ku duhet që herëpashere të ballafaqohemi me borxhet tona dhe në këtë këndvështrim shifra 650 milionë euro si shifër nuk është ndonjë goditje e madhe tek financat publike. Por trendi për të marrë boxh në pamundësi për të kryer reformat në ekonomi që ajo të jetë me konkuruese, është thelbi i debatit sa herë që merret një borxh. Duhet të theksojmë atë që është më kapitale për politikëbërësit dhe për taksapaguesit. Po marrim borxh duke përdorur në mënyrë joefikase dhe duke e bërë më të rëndë barrën për ta paguar atë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *