Ish-ministri i Financave, Arben Malaj është i mendimit se mazhoranca aktuale nuk duhet të miratojë amnistinë fiskale.

Kjo pasi, sipas tij, ka një risk për pastrim parash. Malaj deklaroi nga studioja e emisionit “Kapital” në “Vizionn Plus” se paraja informale nuk ka nevojë për amnisti.

“Nga qeveria është kërkuar të tërheqë amnistinë fisale. Ka edhe një vëzhgim se paraja kriminale është rritur më shumë se paraja informale. Paraja informale ka më pak efekt negativ se paraja kriminale. Informaliteti është kudo. Në Gjermani disa vite më parë informaliteti u rrit nga 9 në 12%. Unë habitem pse zoti Beqaj thotë se PPP nuk kanë para kriminale. Paratë e zeza, paratë e korrupsionit dhe kapja e shtetit, një nga aryset kryesore pse amnistia mund të jetë burim për pastrim parash është sepse në 30 vjet nuk ka patur dënim të atyre që kanë kryer vepra penale. Të thuash që në Shqipëri nuk ka para të zezë, është shumë. Është më mirë të fokusohemi tek gjithçka që heq kulturën e mosdënimit, që ul risqet e korrupsionit politik dhe kapjen e shtetit sesa të merremi me ata që kanë para gri. Ekonomia nuk rritet thjesht nga paraja. Paraja informale e atyre individëve nuk ka nevojë për aministi. Ne kemi bërë herë pas here rregullime të lehta ligjore që ndihmonte biznesin. Ka shfokusim, nuk ka qartësi përse bëhet dhe ka risk për pastrim parash.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *