Subscribe

Zbardhet dosja e aksidentit te Diga e Liqenit pak ditë më parë. I arrestuari Eldi Allushi pretendon se nuk ka qënë në makinë në momentin e aksidentit.

 

Mjeti sipas tij drejtohej nga Emiliano Nina dhe pasagjer ishte Jurgen Allushi, kushëriri Eldit.

 

Eldi Allushi është shprehur se nuk i tregoi policisë sepse nuk donte ti bente keq Emilianos.

 

“Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe une i’a dhashë”, ka deklaruar Eldi Allushi.

 

Ndërsa Jurgen Allushi ka deklaruar se kishte pirë vetëm një bidon ujë, ndersa Emiljano 3 birra kur ndodhi aksidenti.

 

Ndër të tjera Eldi Alushi ka thënë se Emiliano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë dhe nuk tregoi asgjë.

 

Sipas tij e ka marrë në telefon një oficer policie dhe ai i ka thenë që do paraqitet vetë në polici, por nga frika nuk u paraqit.

 

Hetuesve në telefon Eldi allushi u ka thënë se nuk ka konsumuar alkool, por një cigare hashash pasi ishte në shoqërinë e një vajze.

 

Ky deklarim ka rezultuar alibi për të fshehur të vërtetën e aksidentit.

 

Masa pritet të jepet nesër në gjykatë, ku Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *