Një aksident ka ndodhur në autostradën Lezhë-Laç, ku një autoveturë ka goditur një trajler nga pas dhe burime bëjnë me dije se janë plagosur dy persona. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

Mësohet se dy personat e plagosur të cilat udhëtonin me një mjet luksoz janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës. Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

 

Që prej vendosjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, qarkullimi i mjeteve nëpër rrugë bëhet vetëm në raste urgjente dhe kur janë të justifikuara me leje përkatëse, ndërsa në këtë situatë konkrete, nuk dihet se cila ka qenë arsyeja dhe destinacioni i personave të përfshirë në aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *