E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina përplaset me motorin duke ecur me shpejtësi, 2 të plagosur

Një aksident është shënuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Himarë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

 

Aksidenti ka ndodhur në Potam për shkak të shpejtësisë së lartë të një makine, e cila u përplas me një motor. Të plagosurit nga përplasja e mjeteve janë nisur me urgjencë drejt spitalit.

 

Ata janë nën kujdesin e mjekëve sepse kanë marrë fraktura të rënda në trup. Policia, e cila ndodhet në vendin e ngjarjes, ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e makinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë