E diel, 4 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Makina përplaset me 5 automjete në Lezhë, shoferi humbi kontrollin nga shpejtësia e lartë

Screenshot

Një aksident i rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në bulevardin “Gjergj Fishta” në qytetin e Lezhës.

Një automjet tip “Audi” humbi kontrollin duke u përplasur me makinat e parkuara, e duke dëmtuar 5 prej tyre.

Reklamë

Për pasojë mbeti i plagosur drejtuesi i “Audit” i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Policia bëri të ditur se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë e mjetit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë