Një këmbësor është aksidentuar për vdekje mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Pluk-Savër në Lushnje.
79-vjeçari Avdulla Ferhati banor i lagjes “18 tetori”, po kalonte ne aksin nacional kur u përplas për vdekje nga një mjet tip furgon që drejtohej nga një 40-vjeçar.
Sipas policisë, i moshuari nuk ka hipur në mbikalim i cili është 5 metër larg nga vendngjarja, por mbi trafikndarëse duke tentuar të kalojë rrugën me vrap, por mjeti që vinte përballë tij ishte me shpejtësi të lartë duke e përplasur.
Një aksident tjeter ndodhi në rrugën Vorë – Fushë Krujë, ku si pasojë mbetën të lënduar 4 persona.
Një automjet tip “Benz” që lëvizte në drejtim të Fushë – Krujës është përplasur me një automjet tip “Audi” që lëvizte në drejtim të Vorës.
Përplasja ka qenë shumë e fortë duke bërë që mjeti tip “Benz” të shkatërrohet.
Po ashtu është dëmtuar shumë edhe automjeti tip “Audi”.
Ndërkohë një aksident tjetër ndodhi në aksin Dimal-Berat, në hyrje të fshatit Moravë, mbrëmjen e të dielës.
Një automjet,tip Mercedes Benz, që po udhëtonte drejt qytetit të Beratit, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar jashte saj.
Nga goditje mjeti është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme, ndërkohë ka shpëtuar me plagë të lehta.
Marjus Mata, 27 vjeç ka pësuar thyerje në krahun e majtë dhe shembje në pjesë të trupit dhe është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i aksidentit dyshohet se është bëra mungesa e ndricimit në rrugë dhe moti i keq me shi./vizionplus.tv