Një aksident me pasojë vdekjen e një gruaje 65 vjeçare ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Hatie Topi ishte duke kaluar rrugën për të shkuar në punë kur u përplas për vdekje nga një automjet Audi A6 me drejtues një 46 vjeçar.
Menjëherë pas ngjarjes, drejtuesi i automjetit u vetëdorezua ne komisarjatin e Lushnjës.
Shkak i aksidentit dyshohet se u bë shpejtësia e madhe e drejtuesit të mjetit.
Njoftimi:
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në fshatin Barbullinjë, automjeti me drejtues shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në Kuçovë, ka përplasur shtetasen H. T., 65 vjeçe (këmbësore), e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
/vizionplus.tv





