E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përfundon në lokal, plagosen tre klientë

Ndodh edhe kështu në Paskuqan, fare pranë kryeqytetit! Të pish kafe pranë lokalit të lagjes mund të te kushtojë edhe jetën. 3 persona u përplasën nga një automjet në momentin që po qëndronin brenda ambienteve të një bari.

 

Reklamë

Këto janë pamjet pas aksidentit. Por historia nuk mbyllet me kaq. Drejtuesi i mjetit tip “Audi”, Laert Agolli, sipas policisë u largua nga vendi i ngjarjes, duke mos i dhënë ndihmën e parë të lënduarve.

 

Reklamë

Ishin banorët e zonës të cilët i dërguan në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, 3 të plagosurit, ku mjekët pohojne se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë shoferi Laert Agolli u shpall në kërkim nga uniformat blu. Dyshohet  se në momentin e aksidentit, 28-vjeçari ka qënë nën efektin e alkoolit.

 

 

Më shumë video

Reklamë