Aksident në rrugën e Arbrit, mjeti përmbyset mbi urën 158 metra të lartë

 

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në dalje të tunelit numër 3 të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit.

 

Mjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.

 

Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.

 

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *