Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me “makinën inteligjente” që prezantoi dje ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo makineri do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor.

“MIRËMËNGJES dhe me autoveturën inteligjente që do të ndikojë pozitivisht në goditjen transparente të shkeljeve të Kodit Rrugor, ndërkohë që po ecim përpara me projektin e kontrollit inteligjent të sigurisë rrugore, ju uroj një javë të mbarë” shkruan Rama në postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *