E martë, 29 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Makina e vrasjes u vodh në Elbasan, mjeti tip “Porche” u përdor në ekzekutimin e postierit 48-vjeçar në Kamëz

Kjo është makina tip ‘Porsche’, e cila u përdor nga autorët në ekzekutimin e postierit 48-vjeçar Lulzim Visha, më 24 janar, në Kamëz.

Mjeti është nxjerrë nga drejtoria e Policisë së Tiranës për shkak për përfundimit të këqyrjes së saj.

Reklamë

Burime bëjnë me dije se për shkak të djegies së plotë, hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë shenja apo prova të tjera që mund ti ndihmonin në identifikimin e autorëve. Mjeti luksoz rezulton të jetë vjedhur më herët në Elbasan ku është bërë dhe denoncimi nga pronari i saj.

Ndërkohë grupi hetimor është në pritje të përgjigjes së ekspertizës nga Laboratori Shkencor të armës që u gjet në mjetin e djegur, por edhe të asaj që u zbulua në banesën e familjes Lami.

48-vjeçari Lulzim Visha, u vra me armë me silenciator sapo kishte dalë nga banesa për të shkuar në punë.

Dyshohet se viktima ka pasur përplasje fizike me familjen e Ervis Lamit për shkak të problemeve të pronësisë. Edhe pse policia ishte në dijeni të konfliktit të tyre nuk u morën masa për parandalimin e ngjarjes.

Ervis Lami është në kërkim nga policia, ndërkohë në pranga ka rënë më herët kushëriri i tij Eduart Lami. Ky i fundit ndodhet në qeli i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Sa i takon konflikteve me viktimës ai i ka mohuar duke thënë se nuk kanë pasur probleme me familjen Visha. /vizionplus.tv

 

Më shumë video

Reklamë