Përplasen dy mjete në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Çërravë kur një mjet tip “Volwagen” teksa po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit ka goditur një mjet të policisë brenda së cilës ishte dhe një punojës policie.

Sipas uniformave blu mjet tip “Volwagen ‘ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjeti e policisë

Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore

Burime pranë këtij spitali bëjnë të ditur për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku se nuk ka probleme për jetën.

Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit drejtuesin e mjetit tip “Volkswagen” ku po pyetet për rrethanat e ketij aksidenti./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *