E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Makina del nga rruga në Klos, humb jetën një 33 vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen e një 33 vjeçari është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin rural Klos-Dars.

 

Reklamë

Sipas policisë, shtetasi B.K, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën  shtetasi Q.V, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Xibër, I cili ishte pasagjer në automjet.

 

Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Mat, për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po kryen hetimet  për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë