Subscribe

Nga janari i 2019 për 3 vite me radhe, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal do te drejtohet për here te pare nga një shqiptare, nga ish-ministrja e integrimit Majlinda Bregu. Posti i sekretarit te përgjithshëm te Këshillit te Bashkëpunimit Rajonal është pak i njohur por ky Këshill është institucioni me i rëndësishëm i Bashkimit Europian ne Europen Juglindore. Axhenda e sekretarit te përgjithshëm përfshin çështje nga shteti ligjor deri tek çështja e te rinjve ne rajon.

 

“Një nga problemet kryesore do te jete përfshirja ne mënyrë aktive ne çështjen e mosmarrëveshjeve qe ekzistojnë ne rajon, forcimi i vëmendjes tek pjesa e zbatimit te ligjit, dhe axhendat e tjera pastaj te rëndësishme qe janë axhendat e zhvillimit dhe forcimit te lidhjeve ne rajon përveç atyre te mëdha qe njihen tashme si infrastruktura dhe energjia, punësimi dhe e shkëmbimit te profesioneve dhe profesionisteve mes vendeve qe do te thotë një mjek shqiptar qe nuk gjen pune ne një moment ne Shqipëri por për profesionin e tij ka vend ne Beograd mund te shkoje te punoje ne Beograd, te rinjtë janë ne fokus por edhe një pjese qe unë e kam qejf qe është barazia gjinore”.

 

Gjate 24 orëve te fundit Bregu ka marre shume urime edhe nga demokratet, por jo nga kryetari i PD Lulzim Basha.

 

“Me kane uruar miq dhe kolege nga forca ime politike”.

 

Kandidimi për këtë post u shoqërua me akuza se ky ishte shpërblimi i qeverise për Majlinda Bregun, por vete Bregu thekson se ky është një post ku zgjidhesh dhe jo emërohesh.

 

“Gjithkush ka te drejte te aplikoje ne pozicionin dhe ne emrin e vet personal por pastaj i takon vendit qe te vendose nëse te mbështet apo nuk te mbështet ne këtë procedure. Nuk besoj dhe nuk kam pritur, por edhe ka qene surprize nga ana tjetër ndaj edhe e kam falenderuar dje miqësisht ministrin Bushati sepse kam gjetur një mirëkuptim ne mbështetje te kandidaturës time. Shpresoj qe kjo do te ishte krejt normale, pavarësisht kaheve tona politike për çdo shqiptar qe do te aplikonte për një pozicion te rëndësishëm ndërkombëtar”.

 

Ndërkaq Ministria e Jashtme ka falenderuar anëtarët e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore qe zgjodhën Majlinda Bregun, e para shqiptare dhe grua ne këtë pozicion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *