E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Macron takon presidentin kinez: Duhet kurs i ri në ekonominë botërore

Presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të importeve në Shangai të Kinës ku është takuar edhe me homologun Xi Jinping.

 

Dy lideret kanë rene dakord per nje kurs të ri të tregtisë botërore dhe forcim e bashkëpunimit mes tyre.

 

Reklamë

 

EMMANUEL MACRON

 

PRESIDENT I FRANCES

 

 

“Evropa dhe Kina janë partnerë kryesorë në tregtinë ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë, konkurrentë. Duhet të krijojmë lidhje të reja ekuilibri për një rregull tregtar më të hapur dhe të drejtë. Ekonomia, teknologjia dhe klima janë tre tema absolutisht kyce për të cilat duhet të forcojmë bashkëpunimin mes nesh.”

 

 

Edhe presidenti kinez  ka nënvizuar nevojën e hapjes se tregut botëror por nuk  ka përmendur maredhëniet e tensionuara ekonomike me Washingtonin.

 

 

XI JINPING

 

PRESIDENT I KINES

 

“Ne duhet të promovojmë zhvillimin duke thelluar shkëmbimet tregtare dhe bashkëpunimin. Duhet të shtrëngojmë duart me njëri tjetrin dhe ti lëmë pas ndasitë. Të qëndrojmë të fortë përballë politikavë distancuese, ti shembim muret që pengojnë zhvillimin e dyanshëm. Ne duhet të nxisim politikat e zgjerimit të tregut botëror.”

 

 

Më herët, Macron ka shprehur shqetësim për investimet masive të Kinës në Evropën qendrore dhe lindore duke kembengulur ne vendosjen e ekujlibrave ekonomike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë