Pas bisedimeve me sindikatat, qeveria e Emmanuel Macron refuzoi të heqë dorë nga planet për reformën e pensioneve që do të thotë se francezët duhet të punojnë deri në moshën 64 vjecare.

Presidenti Macron këmbëngul se sistemi i ri do të jetë më efikas për qytetarët por është ndeshur me zemërimin e tyre. Për 15 ditë me radhë, Franca ka qënë në kaos nga greva kombëtare që nxori në rrugë qindra mijëra njerëz.

Pas takimit me kryeministrin Eduard Filip, sindikatat vendosën që të rikthehen në një protestë edhe më të fuqishme më datë 9 janar pasi sipas tyre nuk u arrit asnjë rezultat.

Që nga operatorët e Kullës Eifel deri tek mjekët në spital, grevat kanë tërhequr punonjësit francezë të sektorëve kryesorë të ekonomisë.

 

Të prekur janë edhe turistët. Kulla Eifel e Parisit do të qëndrojë e mbyllur, as disa muze nuk mund të vizitohen.

 

Udhëtarët janë përballur  me anulime dhe vonesa masive. Ndërsa janë shtuar forcat e policisë për të mbrojtur njerëzit nga rastet e mundshme të dhunës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *