E shtunë, 31 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:30 Në vijim ora 04:30: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macron: Nuk heq dorë nga taksa e karburanteve

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se nuk do të heqë dorë nga  taksa shumë e diskutueshme ndaj karburanteve, duke treguar një qëndrim të palëkundur pavarësisht protestave që kanë përfshirë Francën prej shumë ditësh.

 

Reklamë

Emmanuel Macron: Nuk i ngatërroj veprimet e papranueshme të protestuesve me qytetarët që duan të përcjellin një mesazh dhe duan t u dëgjohet zëri. Nuk do të thyem përpara atyre që kërkojnë shkatërrim dhe trazira.  Ju nuk mund të jeni pro mjedisit të hënën dhe pastaj të martën kundër rritjes së çmimit të karburantit.  Ne duhet të dëgjojmë protestuesit, por jemi në një gjendje alarmi mjedisor.

 

Reklamë

Mijëra protestues të quajtur  jelekët e verdhë kanë mbushur rrugët e Francës kundër çmimit të rritur të naftës. Por kreu i shtetit u shpreh i hapur për ide të tjera dhe rikshikimin e mënyrës se si do aplikohet taksa.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë