E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Macro Rubio zgjidhet unanimisht sekretar amerikan i Shtetit

Senati Amerikan ka miratuar unanimisht Marco Rubion si sekretar të Shtetit, duke e vendosur senatorin në vijën e parë të diplomacisë së presidentit të ri, Donald Trump.

Votimi u zhvillua vetëm disa orë pasi Trump u betua si president. Vota dërrmuese dypartiake ishte 99 me 0. Asnjë senator nuk votoi kundër nominimit, shkruan CNN.

Rubio ka shërbyer si senator republikan në Florida që nga viti 2011 dhe emërimi i tij mori mbështetje të fortë nga një numër demokratësh të Senatit, të cilët e quajtën kolegun e tyre shumë të kualifikuar për këtë rol.

Rubio u shndërrua nga kundërshtari i Trump në aleat vitet e fundit në një kthesë të jashtëzakonshme politike. Tani, ai do të luajë një rol kyç si një zyrtar i rangut të lartë në administratën e re të Trump./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë