E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Lushnjë, aksidentohet i moshuari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 76-vjecari ndodhi mbrëmjen e të hënës në Lushnjë. Ngjarja sipas policisë, ndodhi në fshatin Gurrëz e Madhe. Nga hetimet e para rezulton se drejtuesi i nje zetori ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga i moshuari. Goditja ishte aq e forte sa 76-vjeçari ndërroi jete pa mbërritur ne spital.

 

Reklamë

Sipas policisë, shkak i aksidentit mund të kenë qenë rruga e keqe si dhe mungesa e ndriçimit. Drejtuesi i zetorit u shoqëruar në komisariatin e policisë Lushnjë, per te sqaruar rrethane e ngjarjes.

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë