E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lumir Abdixhiku në krye të LDK/ Fiton garën me Lufti Hazirin dhe Besian Mustafën

Pas rezultatit tejet zhgenjyes në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 14 shkurtit, humbja më e thellë që nga përfundimi i luftës, Lidhja Demokratike e Kosovës zgjodhi udhëheqjen e saj të re.

 

Lumir Abdixhiku do të kryesojë partinë e themeluar nga ish presidenti historik, Ibrahim Rugova. Ai fitoi në një përballje me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën.

 

Reklamë

Kryetari i deritashëm Isa Mustafa zyrtarizoi dorëheqjen e tij të cilën e kishte paraqitur menjëherë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, në të cilat kjo parti doli e treta me 12.7 për qind të votave.

 

LDK, partia më e vjetër në vend u themelua në vitin 1989 dhe për 16 vjet me radhë u drejtua nga Ibrahim Rugova. Pas vdekjes së tij në janar të vitit 2006, u drejtua nga Fatmir Sejdiu, ish President i Kosovësi cili u pasua në krye të partisë nga Isa Mustafa.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë