Subscribe

Me shumë se 100 banorë të 5 fshatrave të njësisë administrative Çlirim të bashkisë së Kolonjës prej disa vitesh rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar çdo ditë lumin Osum.

 

Shkak është bërë mungesa e një ure.

 

Pas shembjes së urës së Orgockës, monument ky kulturor i kategorisë së parë, bashkia i kanë lënë në harresë këta banorë.

 

Çdo ditë për ta është një sfidë me vdekjen. Për të udhëtuar drejt qytetit të Ersekës apo zonave të tjera banorët duhet të gjejnë mënyra për të kaluar lumin, prurjet e të cilit gjatë dimrit janë tejet të mëdha.

 

Sot ata kanë improvizuar me mjete rrethanore këtë kalim për t’u hedhur në anën tjetër të lumit.

 

Banorët akuzojnë bashkinë se nuk ka marrë asnjë masë.

 

Banori 1-Femijet i marr zvarre që i hedh matan. Njeri në kopesht, njeri në shkollë, njeri 4 vjeç, njeri 12. Desh kemi rënë në lumë. Premtojnë dhe nuk bëjnë asgjë.

 

 

Banori 2–Kjo ure po ben rreth 4 5 vjet që është dëmtuar. Kanë ardhur dhe nga Tirana dhe s’po bëhet asgjë. Ketu është e veshtire, jo vetem ura por dhe rruga të vish që nga Korça e te kthehesh prap mbrapsht, ka kosto të mëdhaja.

 

Roza Ajdini, infermiere e kësaj zone përballet po ashtu çdo ditë me rrezikun pasi kalon lumin për t’u dhënë ndihmë mjekësore personave që kanë probleme shëndetësore.

 

ROZA AJDINI – INFERMIERE E ZONES

 

Jam infermiere në këtë fshat. Duhet të kuroj të sëmurin. Kam kaluar me te sëmurë, .kam pasur një të semure. Ai është detyruar të futet në lumë.

 

Ura e Orgockës u dëmtua në shkurt të vitti 2018. Rindërtimi I saj ka kosto të lartë dhe Drejtorisë Rajonale te Trashëgimisë Kulturore I mungojnë fondet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *