Prurjet nga Skrapari kanë ndikuar në ritjen e nivelit të ujit në lumin Osum, që ka sjellë dhe daljen e tij nga shtrati në zonën e Veterikut. Për pasojë janë përmbytur dhe dhjetëra hektarë tokë bujqësore e mbjellë me grurë, jonxhë, por dhe ullishte.

 

Banorët e zonës theksojnë se lumi Osum ju ka shkaktuar dëme duke përmbytur tokat dhe si pasojë e përmbytjes, ju rrezikohen dhe të mbjellat e stinës. Brahim Betja, fermer i zonës, shprehet se nën ujë ka rreth 7 dynym tokë.

 

“Nëse toka do vazhdojë të qëndrojë e zaptuar nga uji, na rrezikohen të mbjellat, deri tani nga pushteti lokal nuk na është afruar njeri. Kërkojmë që pushteti lokal të na ndihmojë”, tha ai.

 

Ndërkohë situata në zonat e tjera është më e qetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *