Katër ditë nga parlamentaret e 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar 54 kallëzime penale për krimet zgjedhore. 9 prej regjistrimeve janë bërë nga SPAK, 27 nga Policia e Shtetit, 2 nga qytetarët, 7 nga partitë politike dhe 9 të tjera të nisura kryesisht.
Kallëzimet e mësipërme janë regjistruar 5 në Prokurorinë Fier, 3 në Prokurorinë Sarandë, 3 në Prokurorinë Durrës, 14 në Prokurorinë Tiranë, 2 në Prokurorinë Gjirokastër, 3 në Prokurorinë Kukës, 5 në Prokurorinë Lezhë, 9 në Prokurorinë Dibër, 2 në Prokurorinë Vlorë, 1 në Prokurorinë Korçë, 2 në Prokurorinë Shkodër dhe 5 në Prokurorinë Elbasan.
-Nga kallëzimet e mësipërme janë regjistruar gjithësej 23 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 325, 326/a, 327, 328/a, 328/b, 329, 329/a, 331/a dhe 332/a të Kodit Penal.
-Procedimet penale janë regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjithesej 5 procedime, 2 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 325 i Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a të Kodit Penal, 1 procedim për nenin 328/a, paragrafi 4 i Kodit Penal dhe 1 procedim për veprën penale të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 326/1 dhe 329/1 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan gjithsej 4 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a, 248, 332/a, 134/1 dhe 287/b të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës gjithsej 1 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 248 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, gjithsej 2 procedim për veprat penale të prashikuara nga nenet 237/5 dhe 328/a, paragrafi 4 të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 328/a dhe 328/b të Kodit Penal.
Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 325 dhe 326/a të Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës gjithsej 1 procedim për veprën penale të prashikuara nga neni 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë gjithësej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë gjithsej 1 procedim për veprën penale të prashikuar nga nenet 328/a i Kodit Penal. Në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë gjithsej 2 procedime për veprat penale të prashikuara nga nenet 327 dhe 329 dhe 278 të Kodit Penal.
-I janë dërguar për kompetencë SPAK 2 kallëzime nga Prokuroria Durrës dhe Lezhë dhe dy procedime penal nga Prokuroria Fier dhe Shkodër.
-Nga kallëzimet penale të regjistruara, është vendosur mosfillimi për 10 prej tyre. 5 nga Prokuroria Tiranë, 2 nga Prokuroria Kukës, 2 nga Prokuroria Dibër dhe 1 nga Prokuroria Sarandë.
-Një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Dibër për veprën penale të parashikuar nga neni 237/5, 328/a, paragrafi 4, është kërkuar dërgimi për gjykim me një person të pandehur, pa masë sigurimi personal dhe një procedim penal i regjistruar nga Prokuroria Gjirokastër për veprën penale të parashikuar nga neni 326/1 i Kodit Penal, është dërguar në gjykatë me kërkesë për pushim.
-Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.





