Shkatërrohet një grup i fuqishëm kriminal shqiptar që vepronte në fushën e narkotikeve dhe pastrimit të parave në Reggio Emilia të Italisë.

 

Katër persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë duke  ndjekur në gjëndje të lirë në kuadër të një operacioni të madh antidroge. Grupi shqiptar që dyshohet për trafik ndërkombëtar narkotikesh ishteg I fokusuar më shumë në shitjen e kokainës dhe marijuanës.

 

Gjatë hetimeve dhe kontrolleve – që kishin të bënin me territoret e Reggio Emilia, Modena, Bolonja, Parma, Brescia, Ferrara dhe Varese, por pjesërisht edhe në Veneto – u sekuestruan 79,000 euro para, të fshehura në një ndarje të fshehtë të një makine të drejtuar nga e vetmja grua (shqiptare) e arrestuar dhe e ndaluar në Venecia, me paratë gati për tu dërguar me traget për në Shqipëri, ku shumat e fituara nga aktiviteti kriminal priteshin nga kreu u organizatës.

 

Po ashtu në një makinë në Modena u gjeten 34 kg marijuanë ndërsa në reggio Emilia në një tjetër mjet u zbuluan 3 kg kokainë.

 

Dyshohet se i gjithë aktiviteti ndër vite drejtohej nga një shtetas shqiptarë që gjithcka e kontrollonte duke jetuar ne Shqiperi.

 

Në një nga të paktat udhëtime drejt Italisë ai është arrestuar në Ferrara dhe është dënuar me 11 vite burg.

 

Krahu i tij I djathtë gjithashtu I arrestuar në Ferrara është një shtetas maqedonas ( nuk dihet nëse është shqiptar i Maqedonisë së Veriut) I cili ishte njeriu i besuar për shitjen e drogës në zonat e Italisë Qëndrore.

Dyshohet se aktiviteti kriminal i këtij grupi daton të paktën që prej vitit 2014.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *