E hënë, 21 Shtator 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Lulzim Basha takon Donald Trumpin në SHBA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald Trumpin. Në një foto të publikuar në profilin e tij me presidentin e SHBA-ve, Bashka ka shkruar se ndihet mirënjohës për mbështetjen e Trumpit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

 

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.

 

Reklamë

Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.

 

Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, ka shkruar Basha në Facebook.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë