Subscribe

Inxhinierja e njohur shqiptare, Luljeta Bozo aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, tashmë në moshën 81-vjeçare vijon të jetë në një formë të mirë fizike.

Ajo ka rrëfyer në një intervistë për “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, se cili është sekreti i të qenit në formë edhe pse në një moshë të thyer.

Bozo ka treguar se ajo ecën çdo ditë 5 kilometra, dhe gjatë kësaj kohe mediton, dhe kjo “rutinë” e ka ndihmuar që të mos ketë probleme fizike.

Pjesë nga biseda:

Luljeta Bozo: Unë nuk ankohem për moshën që kam, them përderisa truri punon sahat gjithë kohën, unë e kam shumë të programuar ditën. Unë eci me plan, gjithë jetën time kam ecur me plan. Vazhdoj me aktivitetin fizik që ka shumë shumë rëndësi, pasi nuk ke kurrë rezultat në asnjë fushë të kërkimit shkencor nëse nuk e kombinon me aktivitet fizik.

Pranvera Borakaj: Sa aktivitet fizik bëni.

Luljeta Bozo: Unë bëj çdo ditë 5 kilometra ecje.

Pranvera Borakaj: Nga liqeni?

Luljeta Bozo: Jo nga liqeni pasi tani në mëngjes është akoma errësirë. Rrugëve të Tiranës, pasi në mëngjes janë shumë të qeta, janë shumë të pastra, s’ka fare lëvizje, s’ka dhe njerëz, kështu që bëj një orë ecje. Në atë një orë që eci bëjë fiskulturë si të thuash, meditoj, mendoj për atë që do të bëj.

Pranvera Borakaj: Sa vite keni që bëni këtë ritual?

Luljeta Bozo: Kam shumë vite që e bëj. Unë kam punuar në shumë punë, jo vetëm në Universitet, por edhe në Laborator Kërkimor Shkencor, i pari privat që është hapur në Shqipëri, ëhstë hapur me italianët, kur do fillonte ndërtimi i autostradës së parë në Shqipëri, Tiranë-Vorë, ku nuk mund të bëje asnjë hap pa laborator. Dhe isha e dtyruar të bëja punën në Universitet, laborator, dhe nuk mund të bëjë shumë ecje. Kur i lirova nga këto fillova të bëj ecje, pasi ecja të ndihmon shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *