E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Luljeta Bozo në listën e PS/ Rama: Do të kemi një stërgjyshe në skuadër

Inxhinierja Luljeta Bozo pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama që të kandidojë për deputete në zgjedhjet e 25 prillit.

 

Rama e vlerësoi figurën e saj dhe tha se të moshuarit do të kenë një përfaqësues në Parlament.

 

Reklamë

Në anën tjetër, kreu i qeverisë tha se Bozo do t’i qëndrojë qeverisë “mbi kokë” për të mos e lënë të gabojë.

 

“Dua që Luljeta Bozo të jetë këtu me mua dhe të munbd të vazhdoj të përcjell idenë e palëkundur timen se ne kemi bërë shumë, por jo aq sa është mjaftueshëm për të thënë o sa mirë. Kjo vlen edhe për vetë PS, edhe për rrugën tonë të ripërtëritjes. Ti u tregove zemërgjeerë dhe pasiu u mendosve nuk the jo për të qenë pjesë e skuadrës tonë. Ne do të kemi një përfaqësues të një shtrese të gjerë shoqërore që janë gjyshërit dhe gjyshet, një përfaqësues kaq vital që ka ende shumë për të dhënë. Do të jesh një ndihmë e madhe për të na shkulur vendin me kujdes që të mos na e këpusësh, por që ne të jemi gjithmonë të fokusuar. Luljeta është simboli i gjithë asaj përpjekjeje solidare të shqiptarëve që u bënë bashkë në ato momente të tmerrshme, por edhe mishërimi i ambicies time që skuadra jonë të jetë në sinkron me njerëzit. Të gjithë pensionistët, për herë të parë kaq gjatë, do të kenë përfaqësuesin e tyre. Do të kemi një stërgjyshe në skuadrën e 25 prillit.”

Më shumë video

Reklamë