E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Luli i vetmuar”/ Spaho thirrje Bashës: Bëhu njëherë të vetme burrë dhe jep dorëheqjen!

Deputeti demokrat Edmond Spaho i kërkon Lulzim Bashës të japë dorëheqjen nga kreu i partisë. Ky reagim vjen pas deklaratës së Bashës, ku u shpreh se ndien keqardhje për Sali Berishën dhe se riciklon akuzat e Edi Ramës.

 

Reklamë

Në një postim në Facebook, Spaho i drejtohet Bashës që të “bëhet burrë  njëherë të vetme” dhe të japë dorëheqje, pasi “nuk e mban dot më karrigen e kryetarit”.

 

“Ja ndryshimi i madh! Luli i vetmuar ne zyre dhe qe e mban me gajret Gazi i botes. Ne krahun tjeter anetaret, simpatizantet dhe qytetaret shqiptare qe jane zjarri i Foltores. Behu nje here te vetme burre dhe jep doreheqje, ke humbur mbeshtetjen, nuk e mban dot karriken”, shkruan Spaho.

Vazhdo të lexosh

Reklamë