Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 November 2025
Vizion fokus

Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas...

Eksportuesit duan tregje të reja: Rritja e pagës minimale...

Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre...

Netanyahu zotohet se Izraeli do t’i vazhdojë sulmet ndaj...

I biri vrau policin 1 vit më parë, arrestohet...

Spiropali do takohet me homologen austriake, zbardhet agjenda

“Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendosur:...

Rama: Unë vuaj nga pakënaqësia. Jam i pathyeshëm në...

Me mbështetjen e Evropës, Ukraina takohet me zyrtarë amerikanë...

Aksident në Dibër, përplasen 2 makina, lëndohen 5 persona

Lukashenko liron 31 ukrainas të burgosur në Bjellorusi, pas një pakti të ndërmjetësuar nga SHBA-ja

23 Nëntor 16:02

Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko, i ka falur dhe liruar 31 shtetas ukrainas që po mbaheshin në Bjellorusi, një veprim që Minsku tha se ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur me presidentin amerikan, Donald Trump.

Komiteti ukrainas për koordinimin e shkëmbimit të të burgosurve e konfirmoi lirimin e tyre më 22 nëntor, duke thënë se i kishte marrë civilët nga autoritetet bjelloruse.

“Gratë dhe burrat e ndaluar në Bjellorusi dhe të dënuar me dënime të ndryshme prej dy deri në 11 vjet po kthehen në Ukrainë”, tha komiteti në Telegram.

“Ne shprehim mirënjohjen tonë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe presidentit Donald Trump për punën e tyre të frytshme për kthimin e civilëve dhe personelit ushtarak ukrainas nga Bjellorusia dhe Rusia”, shtoi ai.

Akuzat konkrete me të cilat ishin mbajtur të burgosurit nuk u bënë të qarta.

Zyrtarët ukrainas thanë se “këta janë burra dhe gra civilë që mbaheshin për qëndrimin e tyre proukrainas, të akuzuar për ndihmë dhe mbështetje ndaj Ukrainës”.

Lukashenko, një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, ka autorizuar disa herë lirimin e të burgosurve gjatë vitit të fundit, pasi kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Perëndimin.

Ai shpreson se lidhjet më të mira do të çojnë në lehtësimin e sanksioneve perëndimore, të vendosura pasi Bjellorusia bashkëpunoi me Rusinë në pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Por, derisa Minsku përpiqet të krijojë perceptimin e ngrohjes së marrëdhënieve me Uashingtonin, pyetje tmerruese janë ngritur nga rrëfimet për torturë dhe keqtrajtim nga të burgosurit e liruar më herët.

Trumpi e ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Bjellorusinë, detyra e të cili është të mbajë bisedime për lirimin e më shumë të të burgosurve.

Presidenti amerikan, i cili i habiti shumë njerëz duke folur me Lukashenkon përmes telefonit në gusht, tha në shtator se besonte se vendi i Evropës Lindore do të lironte shumë nga qindra të burgosurit politikë që po mban.

“Besoj se ata do t’i lirojnë shumë nga 1.400 të burgosurit”, u tha Trump gazetarëve më 5 shtator, duke shtuar se kjo mund të ndodhë “në një të ardhme mjaft të afërt”./rel

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bjellorusi lukashenko SHBA

Nga e njëjta kategori

Inva Mula, “Voyage” në Shkodër, sopranoja interpreton kryevepra botërore si dhe këngë tradicionale

më shumë...

Përmbyten tokat bujqësore në Lezhë, fermerët janë të shqetësuar për dëmtimin e të mbjellave

më shumë...

U bë nënë në moshën 43-vjeçare, Eva Longoria: Udhëtova, bëra karrierë, ishte koha e duhur

më shumë...

4 shenjat e zodiakut që u duket vetja gjithmonë më lart se të tjerët

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Shembje masive dheu dhe shkëmbinjsh në aksin Qukës-Qafë Pllo...
  • Ulje temperaturash, reshje shiu dhe dëbore! Parashikimi i mo...
  • Vdekja tragjike e 64-vjeçares, u sulmua nga një dre për të c...
  • EMRAT/ Makina del nga rruga në Vlorë dhe përfundon në kanal...
  • “Analfabetizmi” në Shqipëri, Rama tregon gjobën që ka vendos...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.