E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Luiza Gega arrin finalen e 3000 m në vrapim, Veliaj: Super goca jonë krah vajzave më të shpejta të botës, forca!

Për herë të parë në historinë e sportit tonë, një atlete shqiptare ia ka dalë që të jetë në finalen e Lojërave Olimpike për garën 3000 metra në krah të vajzave më të shpejta të botës.

Teksa ka publikuar një foto me kampionen tonë Luiza Gega në Tokio, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka përshëndetur këtë rezultat të shkëlqyer nga sportisja e Ekipit tonë Kombëtar, njëkohësisht edhe e Sport Klub Tiranës.

“Super goca jonë Luiza Gega këtë mëngjes – për herë të parë në histori, në disiplinën më të vështirë, një atlete shqiptare del në finale të #Olympics me vajzat më të shpejta të botës! Të mërkurën finalja e madhe! FORCA!”, shkruan Veliaj

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë