Subscribe

Problemet me mykun, e kryesisht në këmbë është një shqetësim për pjesën më të madhe të qytetarëve. Qëndrimi për orë të gjata në punë apo në lëvizje, bën të pamundur që këmba të ajroset dhe lagështia që krijohet nga djersa i jep terren mykut që rë zhvillohet.

Mjeku popullor Irfan Gjeçi në një intervistë për “7pa5” në Vizion Plus u shpreh se faktorët nga të cilat myk merr jetë janë të ndryshme. Po ashtu, edhe pjesët e trupit.

“Myku ka një spekter të gjerë dhe prekja e trupit tonë është në pjesë të ndryshme. Myku krijohet nga disa lloj kërpudhash, të cilat kur gjejnë lagështirën e duhur, zhvillohen. Kemi mykun e thonjve të këmbëve nga qëndrimi i gjatë i këpucëve të veshura, duke krijuar lagështirë. Ngjyrat e mykut janë të verdha, të bardh, varet nga pH që zhvillohet. Myku zhvillohet edhe në shtëpitë që ka lagështirë dhe mund të prekë edhe pjesën e gjuhës dhe të organeve të tjera, në zorr e stomak”, tha Gjeçi.

Mjeku në Vizion Plus dha këshilla të vyera për qytetarët, për të kuruar mykun me ingredientët që mund t’i kemi të gjithë nëpër shtëpi, duke nisur nga limoni, qepa, hudhra, rigoni apo edhe dafina.

“Të ajrosim këmbën disa herë në ditë dhe t’i lajmë 2-3 herë në ditë. Larja e këmbëve, kur myku ka filluar të depërtojë në pjesën e thoit, ti lajmë duke prerë një kokërr limoni me gjithë lëkurë, ta ziejmë me hudhra dhe me qepë e gjethe dafine. Mund të hedhim edhe pak rigon dhe sherebeleë. Duke bërë një miks çajrash, do zbusë lëkurë dhe myku nuk do gjej mundësinë të zhvillohet. Mund të shtojmë edhe karafilin, xhinxherin, derisa të lëshojë ekstraktin dhe me pikatore ta spërkatim.

Kur kalon në organizëm, ne përdorim antibiotikë, por pa marrë vitaminë C në formë pluhuri. Do jetë e mirë që të përdorim vajin e arrës së  kokosit, që mund ta përziejmë me rigon. Me një lugë gjelle, mund ta përdorim edhe nga goja. Vaji i rigonit dhe vaji i dafinë por edhe vajrat e tjerë do na ndihmojë të masazhojmë këmbët”, shtoi mjeku./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *