E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Udhëtimet Mahnitëse Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Luftime të ashpra në Mariupol/ Kryebashkiaku: Kemi humbur kontaktet me forcat tona në Azovstal

A view shows a damaged facility of Azovstal Iron and Steel Works during Ukraine-Russia conflict in the southern port city of Mariupol, Ukraine May 3, 2022. REUTERS/Alexander Ermochenko

Kryebashkiaku i Mariupol, Vadym Boichenko ka deklaruar për mediat se luftime të ashpra midis forcave ruse dhe atyre ukrainase janë zhvilluar edhe ditën e sotme 4, Maj në këtë qytet.

Duke folur për televizionin ukrainas ai u shpreh se në këtë zonë ndodhen ende rreth 30 fëmijë të cilët pritet të evakuuohen. Boichenko ka deklaruar gjithashtu se kanë humbur kontaktin me forcat ukrainase të cilat po luftojnë për mbrojtje brenda fabrikave Azovstal.

Reklamë

 

“Fatkeqësisht sot nuk kemi patur lidhje me djemtë, nuk ka asnjë lidhje për të kuptuar se çfarë po ndodh, nëse janë të sigurt apo jo. Kontakti i fundit ka qenë ditën e djeshme”.- tha për median vendase  Vadym Boichenko.

Vazhdo të lexosh

Reklamë