E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Luftë zjarreve me lopata/ Shemsi Prençi: Të hartohet me shpejtësi plani i masave për sezonin e verës

Ish drejtuesi i emergjencave civile, Shemsi Prençi ka folur për situatën e zjarrit që përfshiu ishullin e Sazanit.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Prençi tha se zyrtarët e lartë të shtetit e justifikojnë mospasjen në gatishmëri të mjeteve ajrore. Sipas tij, ata justifikohen duke deklaruar se forma më e mirë për shurajen e zjarrit është ndërhyrja nga toka.

 

Reklamë

“Zyrtarët e lartë të shtetit justifikonin mospasjen në gatishmëri të mjeteve ajrore. E justifikonin duke theksuar  se forma më e mirë është ndërhyrja nga toka, e përjashtonin mundësinë e përdorimit të helikopterëve. Me përdorimin e avionëve të ardhur nga Greqia zjarret u shuajtën brenda katër orëve, tha Prençi.

 

Ai i sugjeroi kolegut të tij, të hartojë me shpejtësi një plan masash për menaxhimin e zjarreve gjatë verës.

 

“Së pari do t’i drejtohesha kolegut tim, të hartojë me shpejtësi planin e masave për menaxhimin e zjarreve gjatë verës. Për të përcaktuar qartë se cilat struktura do të angazhohen për shuarjen e zjarreve ne secilën bashki”, tha ai.

Vazhdo të lexosh

Reklamë