Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Zjarr në Lazarat

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe...

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës me Iranin,...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët nisin marshimin...

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania Besnike” dhe...

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në vemendjen e...

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë dhe kabinetin...

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë banesave në...

“Luftë paralele kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, Musabelliu: S’do lejojmë politikën të ndërhyjë në hetime

11 Dhjetor 13:14

Kandidatja për drejtimin e SPAK, Doloreza Musabelliu, gjatë prezantimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, shpalosi risitë dhe qasjen që synon t’i sjellë institucionit nëse merr drejtimin e tij. Ajo theksoi se një nga prioritetet kryesore do të jetë konsolidimi i hetimit financiar paralel me atë penal, një praktikë që sipas saj ka filluar të krijojë kulturë brenda SPAK-ut, por ende nuk zbatohet në mënyrë të plotë.

Musabelliu u shpreh se ky model duhet të shndërrohet në rregull bazë, ndërsa vuri theksin edhe te rëndësia e fuqizimit të frymës së bashkëpunimit mes prokurorëve, duke theksuar se drejtuesi është ai që motivon dhe orienton, por rezultatet prodhohen nga ekipi i prokurorëve.

Ajo foli gjithashtu për balancën mes dy prioriteteve madhore të SPAK, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke deklaruar se të dyja fushat duhet të ecin paralelisht, pasi janë shtylla të mandatit të institucioni. Në lidhje me ndërhyrjet apo sinjalet politike ndaj hetimeve të zyrtarëve të lartë, Musabelliu u pozicionua qartë: informim të prokurorit të çështjes dhe distancim nga çdo kontakt i mëtejshëm, ndërsa këshilla e vetme ndaj prokurorit do të ishte zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës.

Pyetjet

-Çfarë risie do sillni ju në drejtimin e institucionit?

Musabelliu: Praktikat insitucionale, ato që duhen përçuar…është krijuar një frymë në SPAK të zhvillimit të hetimit financiar paralel me hetimin penal. Kjo është shumë e rëndësishme por nuk zbatohet në mënyrë absolute. Kjo do të vijojë të ekzistojë, duke u përmirësuar. Ky duhet të bëhet një rregull bazë. Po ashtu  fryma e bashkëpunimit është shumë e rëndësishme, duhet të punojmë me komoditet të gjithë në mënyrë që puna të ecë. Drejtuesi është ai që motivon, jep frymë, por puna bëhet nga prokurorët aty.

-Ju thatë se prioriteti është lufta kundër korrupsionit në vitet e ardhshme. Nëse do të duhet të zgjidhni mes luftës ndaj korrupsionit dhe kuftës kundër krimit të orgazinuar, cili do të ishte priuoriteti numër një.

Musabelliu: Pyetje shumë e vështirë. Janë dy pikat bazë në të cilat ne kemi lëndën për të hetuar. Mendoj se duhet të ecim paralelisht. Nuk mund të lëmë pas dore as krimin e organizuar dhe as korrupsionin. Ne jemi të ndarë në seksione. Është shumë e vështirë të thuash “unë do t’i vë prioritet kësaj apo asaj”…

-Nëse një zyrtar i lartë është nën hetim dhe ju ju vijnë këshilla, sinjale për të rishikuar ritmin e hetimit të asaj çështjeje. Ju si drejtuese e intitucionit ndodheni përballë një dileme, ruajtjen e stabilitetit të vendit apo pavarësisë së prokurorit i cili ka në dorë hetimin e çështjes. Çfarë do bëni ju si drejtuese e instituciinit.

Musabelliu: Së pari do të informoja prokurorin e çështjes. Më pas do të shmangesha nga çdo kontakt i mëtejshëm. Këshilla që do t’i jepja prokurorit do të ishte të zbatonte ligjin dhe kushtetutën.

-Muajt e fundit ka një debat në lidhje me masat e sigurisë. Edhe në rezolutën e Kuvendit ceket kjo çështje. Çfarë do të bëni ju si drejtues në lidhje me këtë çështje?

Musabelliu: Në Prokurorinë e Posaçme janë 20 prokurorë dhe secili ka rastet e veta. Rasti rastit nuk i ngjan. Është prokurori ai që kur konkludon që ka faktin penal, provat e mjaftueshme për të atrbuuar një masë të caktuar, konkludon për të marrë një masë të caktuar. Para se të shkojë në Gjykatë prokurori bën një analzië. Më pas vjen Gjykata, e cila thotë “po kërkesa është e drejtë”. Sot me ndryshimet ligjore është Gjykata ajo që thotë po ose jo.

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Doloreza Musabelliu SPAK

Nga e njëjta kategori

Zjarr në Lazarat

më shumë...

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë rajonale dhe ekonomike

më shumë...

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8 vatra ende aktive, ndërhyrje me forca në terren dhe nga ajri

më shumë...

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit në Tepelenë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:48

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

10:40

Zjarr në Lazarat

10:25

SHBA dhe Japonia forcojnë bashkëpunimin për sigurinë...

10:07

Zbuloni 10 ushqime të pasura me magnez...

9:58

Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: 8...

9:51

Zv.kancelari gjerman thirrje Trump: Jepi fund luftës...

9:46

Dhjetëra hektarë pyje nën “pushtetin” e zjarrit...

9:43

Problem teknik në sistemet e trafikut ajror,...

9:34

Mbyllet dita e 90 e protestës, qytetarët...

9:20

Mbetjet mortore në Zubin Potok, dërgohen në...

8:52

Takimi me kabinetin qeveritar, reagon Rama: “Prania...

8:17

Zjarr masiv në Dragot të Tepelenës, flakët...

8:13

Zjarr masiv mbi fshatin Muzhakë të Matit

7:54

Tjetër ofertë për Mehmetin, ylli kuqezi në...

7:51

Përfundon mbledhja e Ramës me drejtuesit politikë...

7:33

Situatë kritike në Librazhd/ Zjarri shumë pranë...

7:19

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

7:10

Probleme teknike në Rinas, fiket sistemi i...

7:02

Rikthimi në shkollë, ja si e përjetojnë...

6:37

Walker: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin,...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E rëndë në Klos, 35-vjeçari hidhet nga Ura e Vashës, mesazhi...
  • Publikimi i fotove të Ergys Agasit pas arrestimit, pezullohe...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.