E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Kronikë

Luftë me kohën për të gjetur nëndetësen “Titan”; anija franceze e vetmja që mund ta gjejë, por ajri mbaron të enjten në mesditë

Garë me kohën për të shpëtuar pesë personat në bordin e nëndetëses Titan , e cila është zhdukur që nga 18 qershori gjatë një zhytjeje në rrënojat e Titanikut.

 

Një anije franceze – shkruan Daily Mail – është duke udhëtuar dhe mban Victor 6000, i vetmi mjet nënujor që do të kishte aftësinë për të shpëtuar Titanin, duke qenë në gjendje të zbriste deri në 20.000 këmbë nën ujë. Anija, megjithatë, do të mbërrijë në Oqeanin Atlantik, në brigjet kanadeze të Newfoundland – ku kanë humbur gjurmët e Titanit – vetëm në mesnatë  mes të mërkurës dhe të enjtes.

 

Reklamë

“Ajri ” në bordin e zhytësit Titan të humbur në Atlantikun e Veriut mund të mbarojë pak pas 11:00 të enjtën, ka njoftuar Roja Bregdetare e SHBA,, kështu që Anija franceze ka disa më shumë se 11 orë në dispozicion për të gjetur nëndetesen e zhdukur.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë