Subscribe

Reforma në burgje nuk do të ndalet deri kur ky sistem të jetë i pastruar nga njerëzit e korruptuar. Ky është premtimi i ministres se drejtësisë, Etilda Gjoni e cila vizitoi burgun e Peqinit. Gjonaj tha se në këtë institucion janë konstatuar rreth 100 punonjës me te kaluar kriminale, ndërsa 70 prej tyre janë të papërshtatshëm për pozicionet që mbajnë.

 

“70 punonjës janë të papërshtatshëm me pozicionet e tyre, ndërsa 100 punonjës janë me akorde kriminale të cilët nuk duhet të ishin në sistemin e burgjeve. Nuk kam asnjë lloj tolerance me akte korruptive, përcillini stafeve dhe do të procedohen penalisht. Vetëm për periudhën janar-shkurt janë proceduar 20 punonjës.”

 

Sipas Gjonajt reforma në burgje është një nga prioritetet i Ministrisë së Drejtësisë.

 

Ministrja e Drejtësisë paralajmëroi se do të ketë ndryshime persa i përket statusit të punonjësve të policisë së burgje, si ne aspektin financiar, ashtu edhe ne përmirësimin e kushteve te tyre te punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *