“Ballkani Perëndimor është i këcënuar nga Rusia”, kështu u shpeh kryministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferëncë të përbashkët me kalcelarin e Austrisë,, Karl Nehammer në Prishtinë. Këtë konstatim, Kurti e bëri duke u bazuar të marrëdheniet e mira Rusi-Serbi si dhe të komentet e shpeshta të presidentit rus, Vladimir Putin për Kosovën.

 

“Putini gjatë luftës sonë, ka përmendur Kosovën vetëm një herë në muaj. Ndërsa tani e përmend pothuajse çdo ditë duke tërhequr paralele fallse me Krimenë.  unë kam drojën që do ta intensifikojë luftën në Ukrainës, por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër sepse ai nuk mund të ulet dot në tryezën e negociatave vetëm me luftën në Ukrainë. Ballkani Perëndimor është në rrezik, megjithatë këtu veçse po bëhet lufta hibride. Në Nish, është Qendra Humanitare ruse, e cila është mbushur me plotë agjentë rusë. Por ne brengosemi, por s’jemi të frikësuar.”

 

Kancelari i Austrisë deklaroi se në këtë kohë krizash, Bashkimi Evropian do të ndihmojë vendet e rajonit.

 

KARL NEHAMMER

KANCELAR I AUSTRISË

“Austria është aleat i madh i Kosovës. Ne jetojmë në kohë me sfida, fillimisht pandemia, ndërsa tani kemi luftën më Evropë, shtrohet çështja që çfarë pasoja mund të ketë për neve dhe ku mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin. Besoj që bashkë do t’ia dalim, sepse për Austrinë Ballkani Perëndimor është një pikë gjeostrategjike dhe gjeopolitike”.

 

Kancelari deklaroi se Austria është e interesuar të përshpejtojë edhe procesin e integrimit te Kosovës në Bashkimin Evropian.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *