Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmuan divorcin pas 7 vitesh martesë duke rrëzuar kështu idealin që kishin ngritur te një pjesë e mirë e shqiptarëve, se çifti perfekt ekziston.

Ata konfirmuan me qytetari divorcin e shumëpërfolur duke gëzuar kështu respektin e shqiptarëve për një ndarje pa konflikte.

Lexo edhe :

Related Posts

Por më 6 mars, denoncimet për dhunë në polici e më pas një video e xhiruar nga Princ Leka në momente agresive me Elia Zaharian zbuluan se divorci i çiftit nuk ishte i paqtë.

Kjo video ndau “në dysh” shqiptarët. Edhe pse Elia Zaharia shfaqet qartë duke goditur Princ Lekën, një pjesë i japin të drejtë pasi ajo akuzon se ish-bashkëshorti i saj ka dhunuar babain, Gjergj Zaharian.

Më vonë, në një reagim në rrjetet sociale, aktorja Luli Bitri ka deklaruar se Princ Leka ka tradhtuar Elia Zaharinë. Partnerja e re e Princit Lekës është Blerta Celibashi, fotografja personale e Princit në kohën që ka qenë i martuar me Elian.

Ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Pallatin Mbretëror, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e “Vizioni i Pasdites” të moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus.

“Familja Zaharia e stisi situatën për ccështje pasuri. Lidhja e Princit me vajzën është shumë e fuqishme”, shprehet ai.

“Elia Zaharia është sjellë në mënyrë histerike me Princin prej shumë vitesh. Jam krenar që Princi nuk ka rënë në provokime dhe të ushtrojnë dhunë fizike ndaj zonjës Zaharia. Ai ishte i përgatitur për këtë situatë”, thotë ndër të tjera Teli.

Çifti ndodhet ende në procedura divorci, prandaj çdo lëvizje e tyre shihet me syrin e dyshimit për favorizime në çështje proceduriale.

Pak muaj më parë u tha se divorci nuk do të privojë Elia Zaharian nga trashëgimia pronësore e Familjes Zogu, pasi ajo do të marrë pjesën e saj.

Kujtojmë se çifti u fejua në Paris në vitin 2010 dhe Elia ka rrëfyer gjatë një interviste se njohja me princin ka qenë arsyeja kryesore pse ajo është rikthyer në Shqipëri.

Në vitin 2016 Elia dhe Pirnc Leka u martuan në një ceremoni që mori vëmendjen e gjithë vendit dhe jo vetëm. 4 vite më vonë erdhi në jetë bekimi i parë dhe duket se i vetëm për çiftin, vajza e tyre Geraldina./vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *