Lufta në Lindjen e Mesme vijon të shkaktojë viktima në radhët e civilëve të pafajshëm. Izraeli bombardoi gjatë natës dy zonat strategjike, Khan Younis dhe Rafah në jug, duke shkaktuar viktima të shumta. Pjesa më e madhe e viktimave raportohet të jenë fëmijë.

OKB e konsideroi si të pajetueshme Palestinën për fëmijët e civilët, duke theksuar se mungojnë produkte jetike, si ushqimi, uji apo medikamentet.

Kohët e fundit, SHBA, aleati më i ngushtë i Izraelit, ka shfaqur shqetësim në rritje për numrin e viktimave civile dhe krizën humanitare të shkaktuar nga lufta. Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se SHBA po bën presion për përfundimin e luftës gjatë vitit 2023.

Në një zhvillim tjetër, forcat speciale izraelite thuhet se kanë gjetur trupin e pa jetë të një pengu izraelit, Elia Toledano, i cili u rrëmbye nga Hamasi nga një festival muzikor më 7 tetor. Më shumë se 100 pengje mendohet se janë ende gjallë në Gaza./vizionplus/tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *