Politologu, Bledi Dika, i ftuar në studion e Quo vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar luftën në Lindjen e Mesme.
I pyetur nëse situata do të eskalojë apo priten zgjidhje diplomatike, Dika tha se për momentin nuk ka vend për diplomacinë.
Sipas tij fuqitë e mëdha po bëjnë shumë pak në këtë aspekt.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Nga zhvillimet e orëve të fundit duket sikur ka një përkeqësim të situatës?
Dika: Zgjidhja diplomatike ishte paralajmëruar, por nga i ashtuquajturi raid i Izraelit, e gjithë kjo parantezë u shpreh. Pa drojë zgjdhjet diplomatike në këto momente nuk besoj se ka.
Borakaj: Të duket sikur në këtë konfikt fuqitë e mëdha i kanë hedhur ujë zjarrit?
Dika: Unë nuk shoh të ketë një rrugë diplomatike. Fuqitë e mëdha përtej nndonjë fjalimi nuk kanë veprime konkrete për ndalimin e konfliktit. SHBA sëfundimi, Trump ka dhënë dhe një ultimatum prej dy javësh. Nuk dihet nëse do ketë involvim drejtpërdrejtë në luftë




