E diel, 4 Tetor 2026 Familja Kuqezi deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta në Gaza, Merz: Transport ajror të ndihmave, Izraeli të bëjë më shumë për të ndaluar këtë situatë katastrofike

Gjermania do t’i bashkohet Jordanisë në një transport të ri ajror me ndihma humanitare në Rripin e Gazës, njoftoi Kancelari gjerman Friedrich Merz.

Ai gjithashtu i bëri thirrje edhe një herë qeverisë izraelite të marrë masa për të përmirësuar situatën humanitare.

Reklamë

“Ne duam t’i japim fund vuajtjeve humanitare të popullsisë civile në Gaza sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Merz pas një takimi të Këshillit Federal të Sigurisë dhe i bëri thirrje qeverisë izraelite të “bëjë më shumë” për njerëzit që vuajnë.

“Izraeli duhet të përmirësojë menjëherë situatën katastrofike humanitare në Rripin e Gazës”, theksoi ai.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë atë që po ndodh tani. Në të njëjtën kohë, ne jemi të vetëdijshëm se kjo është vetëm një ndihmë e vogël”, shtoi Merz, duke iu referuar transportit ajror dhe duke theksuar se Berlini dëshiron t’i japë peshë të veçantë negociatave të armëpushimit.

“Duhet të përdoren të gjitha kanalet e komunikimit për të rritur presionin mbi Hamasin. Hamasi duhet gjithashtu të lirojë më në fund të gjithë pengjet që rrëmbeu gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor 2023. Midis tyre janë qytetarë gjermanë, dhe për qeverinë gjermane, nuk ka dyshim se terrorizmi mizor dhe çnjerëzor i Hamasit më 7 tetor 2023 shkaktoi luftimet në Gaza”, tha Friedrich Merz.

Vazhdo të lexosh

Reklamë