Ministria e Brendshme premton luftë pa kompromis ndaj grupeve të krimit  të organizuar, madje duke vendosur edhe afate për goditjen e tyre.

 

Por nga ana tjetër ngjarjet e rënda kriminale vazhdojnë të trondisin vendin. Në një lidhje direkte në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, zëvendës ministrja Rovena Voda, ka theksuar se  policia e Shtetit po investigon me vëmendje të gjithë këto ngjarje që kanë ndodhur në vendin tonë.

 

Gjithashtu zv-ministrja ka folur dhe në lidhje me goditjen e grupeve kriminale ku ka theksuar se nga nëntori i vitit të kaluar e deri më sot duket se Forca e Ligjit ka pasur shumë sukses.

“Ne vazhdojmë dhe e përsëris se janë bërë 19 operacione të suksesshme, kemi goditur 9 grupe  të strukturuara kriminale dhe kemi të sekuestruara rreth 19 milion euro. Unë mjafton të them se lufta jonë vazhdon dhe ne gjithashtu vazhdojmë të mbajmë premtimet që kemi dhënë.”

 

Më poshtë intervista e plotë e zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda të dhënë për edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus;

 

Më lejoni ta filloj nga ngjarja e fundit, zemra e kryeqytetit u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një krim ku mbeti një person i vrarë e u plagosen dy të tjerë. Të implikkuarit jane emra të njohur. Bëhet fjalë për një ngjarje krejtësisht banale apo ka lidhje edhe me krimin e organizuar ?

 

Mjafton të them se Policia e Shtetit ka  vepruar në mënyrë të menjëhershme dhe në gjetjen e autorëve reagimi ka qenë shumë korrekt dhe sigurisht kjo është në vazhdën e të gjithë premtimeve serioze që kemi bërë ne , që me krijimin nëntorin e kaluar me taks forcën qëndrore për luftën kundër krimit të organizuar por përsa i përket detajeve që lidhen me hetimin e kësaj çështje kjo është kopetencë dhe një e drejte e policisë së Shtetit që po investigon këtë çështje dhe unë nuk mund të jap detaje. Por ju siguroj se policia po merret intensivisht dhe unë besoj se gjithçka do të jetë e zbardhur në tërësi dhe ju do të njiheni me detajet më vonë të kësaj çështje.

 

Zoti Xhafaj deklaroi këtë të premte se në javët në vijim do të kemi rezultate konkrete në luftën ndaj grupeve të organizuara të krimit. Kemi parë goditje në Shkodër e Elbasan cili është qyteti i radhës ?

Ka një hark të grupeve kriminale që ne e kemi thënë disa herë është pjesë e një analize që ne e kemi bërë në momentin që u miratua edhe operacioni Forca e Ligjit. Sigurisht që goditjet e grupeve  kriminale janë goditje të befasishme une nuk mund ta them emrin e qytetit, por i qëndroj tërësisht deklaratës së ministrit të Brenshëm Xhafaj, që shumë shpejt të gjithë shqiptarët do të jenë në dijeni të një goditje tjetër të një grupi kriminal, duke arritur kështu në zvoglimin e asaj harte të asaj harte të krimit të organizuar dhe për të mbajtur premtimin që ne kemi dhënë në nëntor të 2017, ku ne shpallëm operacionin Forca e Ligjit. Deri tani ne vazhdojmë dhe e përsëris se janë bërë 19 operacione të suksesshme, kemi goditur 9 grupe  të strukturuara kriminale dhe kemi të sekuestruara rreth 19 milion euro. Unë mjafton të them se lufta jonë vazhdon dhe ne gjithashtu vazhdojmë të mbajmë premtimet që kemi dhënë.

 

Nëse mund të flasim me shifra sa grupe kriminale janë të identifikuara ?

Në një analizë fillestare të bërë nga policia e shtetit janë identifikuar 41 grupe kriminale, une mendoj se deri më tani kemi ecur me ritme të mira pasi siç dihet krimi në kohët e sotme, është transacional, ai vepron edhe jashtë kufinjve të territorit të një vendi edhe jashtë Republikës së Shqipërisë, dhe mjafton të them që në operacionet e fundit tepër të suksesshme të Policisë së Stetin numri i shkëmbimit të informacioneve  me agjensitë ligjzbatuese të vendeve tona partnere ka qenë një numër i lartë, mjaft i konsiderueshëm, intensiv pra sigurisht hetimi dhe përfundimi me sukses i këtyre hetimeve në identifikimin dhe arrestimin e autorëve sigurisht kërkon kohë.

 

Ngjarja e më e nxehtë e ditëve të fundit që ka shkaktuar edhe përplasje të forta politike ka qenë ajo e pagëzuar si çshtja “Xhisiela”,  përse nuk reagoi në kohë policia për ndalimin e djalit të deputetit socialist?

Më vjen keq për përgjigjen por unë nuk e pranoj se policia nuk ka reaguar në kohë. Ju jeni njohur me deklarat për shtyp që ka dhënë drejtoresa e Shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesat po ashtu dhe deklaratat e zv-ministres së brendhsme zonjës Kuko, por jeni njohur edhe me hetimin administrativ dhe masën e pezullimit që ishte marrë ndaj oficerit të policisë që kishte pasur në duar në fillim këtë proces, oficeri Citozi dhe ndërkohë çështje vazhdoj të ndiqej nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ka pasur në fakt një bashkëpunim të mirë dhe pse ka zgjatur pak në kohë edhe me Prokurorinë e rrethit të Krujës, para pak ditës u mor dhe masa e arrestit per personin e akuzuar për këtë vepër penale, ajo që unë ju bëj thirrje mediave ju lutem pak durim, absolutisht nuk  mund të pretendohet se sa herë që flitet për një vepër penale çështjet të zgjidhen në moment. Çështja e Xhisielës është një çështje shumë e ndjeshme, një çështje shumë sensitive, pasi kemi të bëjmë me dhunimin e një femre dhe sa herë që flasim për dhunën ndaj grave është një çështje e ndjeshme për shoqërinë shqiptare. Mjafto tju kujtoj dhe deklaraten e se enjtes të kryeministrit Rama, i cili premtoi se çështja e Xhisielës do të vazhdojë të ndiqet me prioritet dhe do të zbardhet deri në fund.

 

Këtë të premte në Tiranë u mbajt ministeriali i BE-së për Ballkanin,  cilat ishin rezultatet e këtij takimi ?

Fjala kyçe e këtij miniseriali ishte bashkëpunimi,bashkëpunimi rajonal midis vendeve të Ballkanit Perëndimor por edhe bashkëpunimi me shtetet anëtare të BE-se. Produktet e këtij miniseriali ishte dhe nënshkrimi i tre dokumentave tepër të rëndësishëm. Të parin do të veçoja nënshkrimin final të marrëveshjes midis Shqipërisë dhe agjensisë Evropiane të kufirit dhe rojës bregdetare të ashtuquajturës FRONTEKS, një plan veprimi I përbashkët në luftën kundër terrozizmit ishte një document tjetër i rëndësishëm,  u nënëshkrua gjithashtu  me agjensinë Evropiane marrëveshja për menaxhimin e drogërave kështuqë bësoj se ishin tre produkte të mira të këtij miniseriali të cilat në fokus kanë bashkëpunimin rajonal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *