Agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë dha paralajmërimin e fortë, duke thënë se mungesa e karburantit do të jetë “arsyeja kryesore” për vdekjet në Rripin e Gazës nëse enklava e rrethuar nuk furnizohet me të.

 

“Kemi nevojë për një armëpushim tani dhe karburant”, tha Philippe Lazzarini, komisari i përgjithshëm për Agjencinë e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRËA) në një konferencë shtypi në Gjenevë.

 

Lazzarini nënvizoi se situata e karburanteve mund të ishte zgjidhur shumë kohë më parë dhe shtoi se “sa më shumë të presim, do të shohim karburantin të bëhet shkaku kryesor” për vdekjet e palestinezëve në Gaza.

 

Ai tha se kanë marrë një sasi “të vogël” karburanti, “gjysma e një kamioni”, të mërkurën, por se Izraeli e ka kufizuar përdorimin e atij karburanti për të ndihmuar kamionët që mbërrijnë në vendkalimin Rafah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *