E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Lufta Izrael-Hamas/ Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Të paktën 53 gazetarë janë vrarë

Numri i gazetarëve të vrarë në konfliktin Izrael-Hamas që nga 7 tetori ka arritur në të paktën 53, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve. Raportohet se bëhet fjalë për46 palestinezë, katër izraelitë dhe tre libanezë, të vrarë gjatë detyrës.

 

Gazetarët e fundit që humbën jetën ishin një reporter dhe një fotoreporter, të cilët punonin për median libaneze “Al Mayadeen”. Ata u vranë në sulmet izraelite në Libanin jugor të martën.

 

Reklamë

 “Kjo është një zonë me armiqësi aktive, ku ndodhin shkëmbime zjarri. Prania në zonë është e rrezikshme”, shtoi ushtria izraelite të martën. 

 

Grupi i avokimit të gazetarisë thotë se konflikti që nga 7 tetori ka qenë periudha më vdekjeprurëse për gazetarët që kur filloi të gjurmonte të dhënat në 1992.

Vazhdo të lexosh

Reklamë